Marrëdhënia e Kristiano Ronaldos me trajnerin Aleks Ferguson ka qënë gjithmonë fantastike. Një lidhje e veçantë, ajo e portugezit me trajnerin legjendar të Mançester Junajtid. CR7 tregon se skocezi ishte ai që e rriti sportivisht, por edhe si njeri.
“Ferguson ka qenë shumë i rëndësishëm për mua në fillimet e karrierës. Kur shkova te Mançesteri, kisha akoma mentalitetin portugez: shumë hapa të dyfishtë dhe vendime të gabuara.
Trajneri më korrigjoi dhe në Premier nuk është se merren shumë me ty. Ferguson më mësoi gjithçka dhe në futboll, ai ka qenë si një baba për mua”, tregon Ronaldo në një prononcim për “DAZN”. Ylli i Juventusit u aktivizua për gjashtë sezone në “Old Trafford”, ku shënoi 84 gola në 196 ndeshje të zhvilluara.