“Ronaldo ka ende për të dhënë për Portugalinë“, Kalari nuk pranon stolin për sulmuesin porguez: Mund të fitonin 6-1 edhe me atë në fushë

Vendimi për të lënë Ronaldon në stol ka hapur një temë të gjerë diskutimi nëpër emisionet sportive. Forma e yllit portugez nuk është më ajo e dikurshmja dhe shumë njerëz janë të mendimit se ndoshta ka ardhur koha për të thënë: “Mjaft“. Renaldo Kalari ishte i ftuar në “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“, ku ka mbështetur 5 herë fituesin e topit të artë. Ish-trajneri i Partizanit është shprehur se vendimi për ta nisur nga  stoli ndaj Zvicrës duhet të ketë qenë i përbashkët me trajnerin dhe se ka ende për të dhënë për Portugalinë.

“Po flasim për një nga dy lojtarët më të mirë në botë të dekadës së fundit. Nuk është aq kollaj të mendosh tani që ka ardhur drejt fundit dhe duhet ta lërë futbollin patjetër. Parametrat fizik nuk përkojnë fare me moshën që ka. Aq më tepër që jo vetëm për futbollin botëror, por për Portugalinë e vetë ka dhënë shumë. Mendoj që sot do ketë qenë një zgjidhje konsensuale e stafit bashkë me lojtarin. Themi sot që Portugalia fitoi 6-1. Por nuk mund të themi se nuk ishte Ronaldo, prandaj fitoi 6-1. Sepse mund të kishte qenë Ronaldo që nga fillimi dhe i njëjti rezultat mund të ishte  përsëri. Edhe me Ronaldon në fushë Portugalia i ka fituar ndeshjet. Dakort, nuk është më Ronaldo që ka qenë, por gjithsesi është një nga lojtarët më të mëdhenj në botë. Mendoj që ka për të dhënë shumë për Portugalinë edhe në këto ndeshje që kanë ngelur. Mendoj që ndeshjen tjetër Kristano Ronaldo do të jetë në formacion“, është shprehur Renaldo Kalari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online