Ronaldo dhe Mesi në të njëjtin ekip? Presidenti i PSG-së i mbyll derën: Me tre lojtarët që kemi në vështirë të mendosh për Kristianon

Kristiano Ronaldo është lojtar i lirë dhe pas Botërorit pritet të mësohet e ardhmja e tij. Një alternativë është parë PSG-ja, për shkak të potencialit mjaft të lartë ekonomik të këtij klubi. Nëse ky skenar do të vihej në jetë, atëherë do të shihnim për të parën herë dy lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave në të njëjtin ekip.

Por presidenti i gjigantëve francezë i ka mbyllur derën një transferimi të tillë. Al Kelaifi ka vlerësuar Ronaldon, por nga ana tjetër thotë se është e vështirë të mendohet për një marrëveshje mes palëve, duke ditur se në ekip gjenden tre lojtarë si Mesi, Nejmari dhe Mbape.

“Të firmosim me Ronaldon? Me tre lojtarët që kemi ne (Mesi, Nejmar dhe Mbape) është e vështirë të mendosh për Ronaldon. I uroj gjithë të mirat. Ai është fantastik dhe është ende një lojtar i mrekullueshëm”, ka deklaruar Al Kelaifi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online