Klubi verdhekuq ka afruar një mori lojtarësh gjatë kësaj merkatoje vere, por te Roma ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit për sa i përket çështjeve të merkatos. Sipas medieve italiane, kryeqytetasit janë pranë firmës me mesfushorin e Seviljes, Stiven Nzonzi dhe sulmuesin anësor të Seviljes Florion Tovin.
Nzonzi është shumë pranë zyrtarizimit, por te Roma duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi rasti i
transferimit të Malkomit te Barcelona kur gjithçka dukej e kryer i ka bërë ata të flasin me vete. 29-vjeçari është dhe në planet e PSG-së, por klubi francez është stepur nga kërkesat e spanjollëve dhe kjo për shkak të probleme me bilancet financiare që janë nën mbikëqyrjen e rreptë nga inspektorët e UEFA-s.
Tovin, sulmuesi i Marsejës ishte plani B, në rast se transferta e Malkom nuk finalizohej. 25-vjeçari ka pësuar një ringjallje në kampionatin francez, pas një aventure tepër të hidhur në kampionatin anglez disa vite më parë. Transferimi i tij përflitet se mund të kapë vlerën e 40 milionë eurove. Të dy lojtarët ishin pjesë e kombëtares franceze gjatë Botërorit “Rusi 2018”.