Profili i Romës në anglisht në Twitter është një spektakël më vete, sepse klubi verdhekuq ka një menaxhim të veçantë të faqes dhe gjithnjë dhuron perla humori.
Ditën e sotme Roma mori pjesë në një sondazh të kanalit britanik “Sky Sports”, duke habitur të gjithë në Twitter.
“Cilin lojtar do donit që klubi yt të blinte në merkaton e janarit dhe pse?”, ishte pyetja e Sky.
Roma u përgjigj menjëherë, mjaft qartë: MESSI, duke e shoqëruar me ikonën e një dhie, që në anglisht përkthehet G.O.A.T. (Greatest of all time, Më i madhi i të gjitha kohërave).
Messi, ? https://t.co/wpUFpxeiUw
— AS Roma English (@ASRomaEN) January 10, 2019
PËRGJIGJJA E BARCELONËS – Një ëndërr, pak humor dhe përgjigje pikante nga Barcelona, po në Twitter: “Nëse e di, e di“, duke iu referuar “Më të madhit të gjithë kohërave“.
? When you know, you know.. ? https://t.co/BMIEBInVRH
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 10, 2019