Marko Rojs ndau sot me fansat e tij një lajm tepër të gëzueshëm. Sulmuesi i Dortmundit do të bëhet baba për të parën herë. Menjëherë kanë vërshuar me mijëra komente në formë urimi, ku më i çuditshmi ishte ai i Kevin Grosrkojc, ish-lojtari i Dortmundit dhe kombëtares gjermane.
“Më në fund pistoleta jote funksionoi”, ishte komenti i Groskrojc, i cili gëzon një reputacion si një prej lojtarëve më shakator në futbollin gjerman.
Groskrojc tanimë 30-vjeç ka pësuar një rënie të frikshme në karrierë. Tani mesfushori polivalent luan për KFC Uerdigen në kategorinë e tretë gjermane dhe të mendosh se katër vite më parë ai ishte një ndër 23 lojtarët që vlerësoheshin me një medalje kampioni në Botërorin “Brazil 2014”.