Qaka nuk e ndal dot Kluzhin, Prenga spektator ndaj Rijekës

Kamer Qaka e ka humbur vendin në kombëtare, por me Poli Iashi në Rumani ai po luan rregullisht si titullar. Kështu ka ndodhur edhe sot, teksa është aktivizuar për 90 minuta në takimin e humbur në transfertë kundër Kluzh.

Mesfushori 23-vjeçar së bashku me shokët e skuadrës janë përpjekur të mos dalin pa pikë ndaj kryesuesve të kampionatit, por nuk ia kanë dalë dot. Një gol i Muresan që në minutën e 19-të vendosi fatet e takimit.

Humbje edhe për Herdi Prengën. Ndryshe nga Qaka, mbrojtësi i Inter Zapreshiç nuk u aktivizua për asnjë minutë për skuadrën e tij në Kroaci. Skuadra e tij u mposht nga Rijeka me rezultatin 1-2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online