Roje në Paris, Tuhel me mision nëpër restorante

Trajneri i ri i PSG-së, Tomas Tuhel, po bën ndryshime madhore te klubi francez, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.

Në Francë mediat raportojnë se gjermani ditët e fundit ka vizituar disa restorante të njohur në Paris, për të biseduar me pronarët e tyre, me synimin për të kontrolluar cilët futbollistë i frekuentojnë dhe çfarë hanë zakonisht.

Nuk bëhet fjalë vetëm për ushqimin, sepse Tuhel ka vizituar edhe klubet e natës më në zë në Paris, për të pyetur nëse lojtarët e tij shkojnë aty dhe kur shkojnë.

Një gjë të tillë e ka bërë me sukses të madh Aleks Ferguson, që nga koha kur drejtonte Aberdinin e vogël në Skoci dhe shkonte nga pabi në pab, për të kapur mat lojtarët e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *