Japonia ndryshon rregulloren e kampionatit për Iniestën

Andres Iniesta ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij legjendare dhe për herë të parë në jetën e vet ka luajtur me një fanellë klubi që nuk është e Barcelonës.

Starti në Japoni nuk ishte i ëndërruari, sepse Visel Kobe u mund 3-0 në shtëpi, por ish-legjenda e Barcelonës bëri diçka të pamundur, ndryshoi rregullat strukturat të futbollit japonez.

Kjo për faktin se Don Andres zbriti në fushë me numrin 8, një ngjarje pa precedent në Japoni.

Rregullorja e Federatës Japoneze nuk lejon ndryshimin e numrave të fanellave gjatë sezonit, por për yllin spanjoll u bë përjashtim dhe Hirotaka Mita ia la numrin 8.

Nga ky ndryshim përfitoi edhe Fernando Torres, i cili sapo ka debutuar te Sagan Tosu dhe ka marrë numrin 9.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online