Viti që lamë ishte shumë i suksesshëm për boksierin shqiptar Robin Haxhi Krasniqi. 31-vjeçari doli fitimtar në tre duelet që zhvilloi këtë vit dhe bëri të tijin titullin kampion të federatës europiane “EBU” në divizionin e peshës “super middleweight” (deri në 75 kg).
Në një intervistë për sajtin “indeksonline.net”, Krasniqi foli mbi dëshirën për t’u shpallur kampion bote dhe veçoi meksikanin Saul “Canelo” Alvarez si kundërshtarin e tij të preferuar. Boksieri i njohur foli dhe mbi zhvillimin për të parën herë të një dueli në Prishtinë.
Kur do të synoni titullin e Botës?
Dëshira është që në pranverën e 2019-ës, por në kategorinë time ka aq shumë boksier aktiv në majën botërore te cilët po ashtu e presin një shans të tillë dhe kjo po e bën situatën e ndërlikuar për të ardhur deri te dueli për titullin e botes.
Cilin boksier e preferoni për kundërshtar dhe cilin do të dëshironi ta shmangni?
Unë jam në pozitën Nr. 11 të botës në WBC dhe kam shanse më të mira të ndeshem me kampionin e botës në ËBC, por kampioni i ri në WBA, Saul “Canelo” Alvarez do ishte kundërshtari im i preferuar, ndërsa nuk shmangem nga asnjë kundërshtar.
Me renovimin e stadiumit të Prishtinës, a pritet që të zhvilloni një ndeshje para tifozëve shqiptar?
Po, ai është synimi im që në Prishtinë të mbaj një duel madhështor së pari për të boksuar në vendin tim, së dyti qe çdo kush se ka dëshirë me pa një duel timin nga afër e nuk ka mundësi të udhëtojë ne Gjermani, të më shohë duke boksuar live ne Kosovë dhe së treti dua që përmes një Evenimenti me 20.000 deri 30.000 shikues te dërgojmë një sinjal ne krejt botën se Kosova është shtet dhe madje shumë i fortë.
Ka qenë një vit me super ndeshje në peshat e rënda, cila ka qenë ndeshja më e mirë sipas jush?
Patjetër ndeshja mes Wilder dhe Fury.