Sergi Roberto është rikthyer në një lojtar tepër të rëndësishëm te Barcelona. Futbollisti polivalent është i gatshëm të luajë në çdo repart, qoftë mbrojtje, mesfushë ose sulm.
Në një intervistë për të përditshmen katalanase “SPORT”, 27-vjeçari zbulon se trajneri që ka pasur efektin më të madh tek ai ka qenë Luis Enrike.
LUIS ENRIKE – “Luis Enrike ka luajtur një rol kyç në karrierën time si futbollist, kjo është diçka e qartë. Ai më bëri lojtar të rregullt në skuadrën e parë”.
VALVERDE – “Jemi shumë të gëzuar me punën që ka bërë ai. Ka rinovuar kontratën deri sezonin tjetër dhe kjo na gëzon. Është një shenjë shumë e mirë që të bën optimist për të ardhmen”.
PIKE – “Po e tregon ndeshje pas ndeshje se është një ndër më të mirët në botë në rolin e tij, pse jo më i miri. Po kalon një formë të shkëlqyer dhe dëshiron gjithmonë të fitojë. Vetëm prezenca e tij sjell pozitivet në grup”.