River-Boka: Tifozë të dy ekipeve në “Bernabeu”, numri i biletave dhe kushti!

River Plejt-Boka Zhuniors do të masin forcat mes tyre më datë 9 dhjetor në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Sfida do të nisë në orën 20:30, ndërkohë që në kryeqytetin spanjoll janë gati për gjithçka.

Siç citon “AS”, është vendosur që të dy tifozërinë të jenë të pranishme në stadiumin e Realit, por me disa kufizime. 10 mijë bileta janë vënë në dispozicion të dy tifozërive. 5 mijë për Riverin dhe po aq për Bokën, ndërsa të gjitha biletat do të jenë të personalizuara me emër.

Ultrasit e Bokës

50 mijë biletat e tjera do të jenë në shitje për komunitetin argjentinas që jeton në Madrid, ku mendohet se janë rreth 100 mijë, ndërsa në gjithë Spanjën janë rreth 250 mijë argjentinas. Një tjetër shans për të gjithë tifozët e dy ekipeve për të siguruar biletën e përballjes së famshme.

Ultrasit e Riverit

Kjo është hera e parë që Riveri dhe Boka ndeshjen mes tyre në një finale të Kupës Libertadores, ndërsa ndeshja e parë e zhvilluar në “Bombonera” të Bokës përfundoi në barazim 2-2. Pas shumë mosmarrëveshjesh finalja e kthimit u vendos të luhej në Madrid dhe palët kanë nisur numërimin mbrapsht dhe mezi po presin nisjen e derbit më emocionues në botë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online