River-Boka në Madrid, Dani Alvesh: Gjëja më e turpshme që kam parë!

Vendimi për ta luajtur ndeshjen e kthimit të finales së Copa Libertadores në Santiago Bernabéu në 9 dhjetor nuk është pritur aspak mirë nga dy klubet finaliste, River Plejt e Boka Zhuniors, por edhe nga shumë yje të futbollit amerikano-jugor, duke nisur nga Diego Maradona e Hoze Luis Çilavert.

Tani jep mendimin e tij dhe kritikon publikisht vendimin e Conmebol edhe ylli brazilian i PSG-së, Dani Alvesh, i cili ka postuar një video në Instagram, ku shpreh hapur zemërimin e vet për faktin që një ndeshje e Amerikës së Jugut nuk luhet dot aty.

“Për mua, të luajturit e River-Boka jashtë Amerikës së Jugut është gjëja më e turpshme që kam parë ose do shoh ndonjëherë si futbollist, si amerikano-jugor dhe si dikush që mendon se ky sport duhet përjetuar me ndjenja, me pasion dhe mbi të gjitha me respekt”, tha ish-mbrojtësi i Barcelonës.

Image result for superclasico Bernabeu

“Gjithë ata njerëz që nuk kanë pasur asnjë lidhje me sulmin ndaj autobusit të Bokas nuk duhet të paguajnë për veprimet e pak injorantëve. Ndoshta ata kishin shansin e vetëm të shihnin një finale River-Boka dhe tashmë nuk do kenë shansin ta shohin, sepse e kanë çuar në Europë”.

Alvesh shpreson që ndeshja të mos luhet në Madrid, si shenjë respekti për tifozët e vërtetë: “Në teori nuk kam lidhje fare me këtë çështje, por si futbollist amerikano-jugor dhe si dashurues i futbollit dhe rivalitetit të shëndetshëm, mendoj se është e drejta dhe detyrimi im të shpreh opinionin tim. Uroj që të mos luhet, për të mirën e futbollit dhe në respekt të atyre që nuk kanë pasur gisht me ngjarjen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *