“Rivali i ardhshëm është temë e ndaluar”, kapiteni i malazezëve është optimist: E kalojmë Laçin

Laçi do të jetë ekipi i parë shqiptar që do të nisë “luftën” e tij në arenën Europiane. Bardhezinjtë përballen më 6 korrik në Mal të Zi me skuadrën e Podgoricës më turin e parë të Ligës së Konferencës. Në prag të kësaj sfide ka folur për mediat kapiteni i malazezëve. Nikola Celebic është optimist se ekipi i tij mund ta kalojë Laçin, megjithëse trajneri nuk i lë të mendojnë aspak për kundërshtarin e turit të dytë, teksa e gjtihë vëmendja për momentin duhet të jetë te kurbinasit.

“Ne kemi një atmosferë të shkëlqyeshme, besoj se do të prezantojmë veten dhe klubin në mënyrën e duhur. Nuk ka eufori, por mendoj se mund të kalojmë, megjithëse shefi nuk na lejon të mendojmë për kundërshtarin e ardhshëm. Tani ne janë përqendruar te Laçi. Rumunët (Universitatea Craiova) janë një temë e ndaluar në kampin tonë për momentin”, ka thënë Nikola Celebic./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online