“Dashuroj gjithçka nga Italia! Ushqimin, kafen dhe akulloret”/ Luis Enrique para gjysmëfinales: Është e njëjtë si Spanja

Itali-Spanjë është gjysmëfinalja e parë e Europianit dhe që pritet me interes të madh nga shikuesit. Kush prej dy Kombëtareve do ta fitojë këtë përballje? Favoritët kryesor mbeten italianët, por nga ana tjetër edhe Spanja do të provojë gjithçka për të mbetur në “Ëembley” dhe për të luajtur finalen.

Luis Enrique ka qëndruar vetëm për një sezon në Itali te Roma dhe duket se i njeh mirë italianët nga ajo eksperiencë, për të marrë me vete përshtypjet më të mira. “Unë jam i dashuruar me gjithçka që ka në Itali. Ushqimi, klima, njerëzit, tifozët, kafetë, akulloret. Jam në dashur me këtë vend.

Tani duhet të shoh përpara për ndeshjen. Italia luan një futboll të bukur dhe që të kënaq, me shumë presion, me lojtarë të mëdhenj që mbrojnë mirë dhe sulmojnë mirë. Mendoj se është e ngjashme me Spanjën dhe prandaj pres një ndeshje interesante”, u shpreh Enrique. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online