Laçi luan ndeshjen e Europës paralelisht me Itali-Spanjë, trajneri i Podgoricës e paralajmëron: Do tregojmë që nuk jemi aksidentalisht këtu

Jemi në periudhën e Europianit dhe gjithë vëmendjen e ka marrë ky kompeticion, por nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë që sonte në mbrëmje nis edhe rrugëtimi i ekipeve shqiptare në “Conference League”. Laçi përballet kundër Podgoricës në transfertë në këtë ndeshje të parë, duke u parë si favorit për të kaluar turin më tej. Një problem i madh mbetet edhe ora e takimit teksa është thuajse paralelisht me gjysmëfinalen Itali-Spanjë. Ndeshja e Laçit do të nisi në orën 20:30, ndërsa vetëm 30 minuta më vonë nis topi i parë edhe të supersfida europiane.

Përpara takimit me kurbinasit, trajneri i Podgoricës, Dejan Roganovic, ka paralajmëruar skuadrën shqiptare se nuk do ta ketë të lehtë. “Podgorica është rritur nga viti në vit si për rezultatet, por edhe për infrastrukturën dhe organizimin. Si rezultat ne kemi arritur që të futemi edhe në Europë. Ndeshja kundër Laçit vjen pas një muaji përgatitje. Shpresoj se kemi bërë punë të mirë. Besoj se kemi zgjedhur lojtarët e rinjë dhe që janë të duhurit. Kjo ndeshje do ta tregoj se ne nuk jemi aksidentalisht këtu në Europë. E dimë se Laçi ka kualitete në sulm, por jemi gati për këtë duel”, u shpreh Roganovic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online