Rivalët për titull dhe çështja Bregu, Shehi hap “kartat”

Orges Shehi, trajneri i Skënderbeut, në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH foli për rivalët për titull dhe nuk e përjashton Kukësin nga gara. Gjithashtu ai komentoi edhe reagimin e Bregut në momentin e zëvendësimit në takimin e mesjavës kundër verilindorëve.

NDESHJA E RIVALËVE – “E pashë ndeshjen, është normale t’i shohësh kundërshtarët. Jo vetëm Kukësin e Partizanin. Kur nuk kemi stërvitje të gjithë i shohim. “Kukësi për titull? Do të thosha që kampionati ka shumë skuadra që janë akoma afër. Është nga më të vështirët, nuk shtoj vetëm Kukësin, por edhe ato poshtë. Është kampionat i ekuilibruar dhe do të ketë ndryshime ne renditje shpesh”.

BREGU – “Nuk kam asnjë problem me Bregun, nuk është e thënë që t’i japë dorën trajnerit sa herë zëvendësohet një lojtar. Nuk ka çështje, ai e ka kuptuar. Nuk ishte diçka e rëndësishme për t’u bërë kaq e madhe. Jam munduar t’i jap minuta të gjithave. Vetëm dy lojtarë ende nuk kanë luajtur. Mezi pres t’i fus edhe ata. Dua të luajnë të gjithë, pasi ndihen pjesë e skuadrës dhe të rëndësishëm”.

LUFTËTARI – “Nuk ishte e thjeshtë, nuk është më asnjë. E interpretuam lojën mirë, përvec dy rasteve. Zgjidhja nga zëvendësuesit? Normalisht të vjen mirë kur ata që fut në lojë ta ndryshojnë lojën. Sigurisht që të vjen mirë”.

TË RINJTË – “Skënderbeu ka shumë lojtarë premtues, jo më kot janë pjesë e jona. Janë të përzgjedhur dhe po presin momentin të tregojnë vlerat e tyre. Kanë dëshirë, po rriten dhe po fitojnë besim. Në këtë mënyrë do të shfaqen edhe më mirë. Po bëjnë mirë, si Krasniqi, si Oto Xhon, por edhe Guido. Të gjithë po stërviten mirë dhe realisht kanë dhënë shumë”.

“Ka qenë një periudhë e vështirë. Mendonim të qëndronin senatorët, shumë lojtarë ishin nën kontratë. Nuk është se e nisëm të dalë ç’të dalë. Ishte përgjegjësi e madhe, por e kam marrë me dëshirë. Nuk i trembem sfidave”.

“Ka lojtarë me të ardhme jashtë. Të gjithë duan të bëjnë më mirë, edhe në marrëdhënie me klubin. Është strategji e klubit të transferohen dhe do më vinte mirë edhe mua. Më vjen mirë që kemi lojtarë në kombëtare, çka do të thotë se Skënderbeu ka lojtarë me premisa”.

Teqja? Kur më kanë pyetur drejtuesit, kam qenë i bindur se do ishte pasuesi im. I kam parë cilësitë e tij dhe duheshin parë. Duhet të ketë besim dhe të mendojë për paraqitje të mira. Nuk duhet të kënaqet kurrë me pak. Me Luftëtarin ndërhyri dhe na mbajti rezultatin”

“Vendimi i CAS? Sido të shkojë puna, ne do japim maksimumin në fushë. Nga ana psikologjike do ndikoje, por kjo është puna ime dhe e lojtarëve të vjetër për të ndihmuar në aspektin psikologjik. Ne mendojmë se do të shkojë mirë”.

“Teuta? Na dukeshin pankinat bashkë atë ditë, pasi kemi qenë bashkë për shumë vite. Nuk di të them kur mund t’i ndërrojmë pankinat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online