Rivalë të lehtë për Tiranën dhe emra të mëdhenj për Laçin dhe Vllazninë, mësoni kundërshtarët e mundshëm për turin e tretë të UECL

Mesditën e nesërme do të hidhet shorti për turin e tretë të Ligës së Konferencës në Nion të Zvicrës. UEFA ka përcaktuar tashmë edhe vazon për shortin e së hënës. Kështu, nëse kalon Zrinjskin, Tirana mund të ketë një derbi shqiptar me Ballkanin. Ndërkaq, më i vështiri në kundërshtarët e mundshëm për bardheblutë është Lech Poznani, teksa të tjerët janë emra që nuk trembin.

Ndërkohë në krahun tjetër Laçi dhe Vllaznia gjenden në të njëjtën vazo, por fati mund t’i rezervojë kundërshtarë të vështirë për turin e tretë. Nëse dy klubet shqiptare arrijnë të kalojnë me sukses turin e dytë të Ligës së Konferencës, atëherë rivalë të mundshëm do të kenë ekipe si Konyaspori, Zorya Luhansku, Slavia Praga, Rijeka apo Bate Borisov./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Kundërshtarët e mundshëm për Tiranën në turin e tretë të Ligës së Konferencës:

RFS (Rigas Futbola Skola)

La Fiorita/Ballkani

Vikingur Reykjavik/The New Saints

Sutjeska/Klaksvíkar Ítróttarfelag

Hibernians/Levadia Tallin

Lech Poznan/ Dinamo Batumi

Kundërshtarët e mundshëm të Laçit dhe Vllaznisë në turin e tretë të Ligës së Konferencës:

St. Joseph’s/ Slavia Praha

Zorya Luhansk

BATE Borisov/ Konyaspor

Rijeka/Djurgarden

Fehervar/Gabala

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online