E bujshme/ Chelsea refuzon milionat dhe nuk e shet Brojën, West Ham-i shkon një hap larg firmës me formulën e re

West Ham-i është vënë prej kohësh në ndjekje të Armando Brojës. Klubi londinez ka ofruar deri në 35 milionë euro për kartonin e sulmuesit shqiptar, por Chelsea ka refuzuar paratë. Blutë nuk dëshirojnë ta shesin talentin e tyre dhe këtë e bëri të qartë edhe Tuchel-i me deklaratën e tij: “Armando Broja është lojtar i yni dhe nuk kemi interes ta shesim për momentin”.

Megjithatë West Ham-i nuk heq dorë nga objektivi kryesor i merkatos së tyre. “Çekiçët” e duan Brojën në skuadër me apo pa kartonin e tij në zotërim. “Daily Mail” raporton se klubi anglez ka ndryshuar formulë, duke gjetur një zgjidhje të mesme për të gjitha palët. West Ham-i ka kërkuar huazimin e Brojës për sezonin e ardhshëm, çka e ka dërguar situatën një hap larg firmës. Huazimi për një sezon në radhët e West Ham-it duket se pëlqehet nga të treja palët e përfshira, prandaj transferimi mund të vijë së shpejti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online