VIDEO/ Saktësia milimetrike në krosimin e Rashicës kundër Marsejës, merr edhe meritat nga autori i golit

Noruiçi ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një takim miqësor kundër Marsejës, të cilin e ka fituar me rezultatin 0-3. Titullar në këtë provë miqësore ishte edhe Milot Rashica, i cili dha kontributin e tij për golin e dytë të takimit.

Sulmuesi shqiptar lëviz bukur në krahë në minutën e 58 dhe më pas jep një krosim me saktësi milimetrike në zonë. Me topin që vjen në kokën e tij, Hugill e ka të lehtë të dyfishojë rezultatin. Sigurisht që merita më e madhe në këtë rast i shkon pikërisht Rashicës dhe këtë e di mirë edhe lojtari i Noruiçit, i cili menjëherë bën me shenjë nga futbollisti i Kosovës për t’i dhënë të gjitha meritat e golit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online