Ritvan Kulli pa pankinë, por: Kategoria e Parë ka problem financat!

Lezhjani Ritvan Kulli ka drejtuar disa skuadra në Kategorinë Parë dhe në të Dytën, ndërkohë që në këtë sezon ende nuk ka gjetur një pankinë. Gjithsesi, duke e ndjekur ritmikën e ndeshjeve, kryesisht në Kategorinë e Parë, për Sportekspres.com Kulli deklaron se, përpos zhvillimit të ndeshjeve, në Kategorinë e Parë ka edhe probleme me financat.

“Kam punuar në disa skuadra të Kategorisë së Parë dhe ndoshta fati ka qenë me mua, edhe në anën financiare. Por me sa shohim, lexojmë e dëgjojmë prej kolegëve e futbollistëve në këtë kategori, ka probleme financiare që në fakt e pengojnë ecurinë dhe nivelin e saj”, kështu thekson tekniku Kulli në këtë deklaratë, por ai ka edhe një këndvështrim për javën e 13-të.

“Kampionati po bëhet interesant edhe në rezultatet teknike që janë arritur. Nëse në Grupin A është Vllaznia që komandon kreun dhe Vora që mban fundin e renditjes, në Grupin B ka më pak diferenca mes 10 skuadrave. Ndaj këtë javë unë e shoh interesante sfidën Bylis-Besa, por jo të vështirë për kavajasit. Mbetet një kryendeshje që i ka të tre rezultatet brenda”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *