Kampionat i Kategorisë Superiore nis javën e ardhshme dhe Federata Shqiptare e Futbollit ka menduar një risi këtë herë. Rritja e numrit të spektatorëve në stadium është i rëndësishëm, ndaj edhe është punuar për reklamimin e kampionatit.
Në kryeqytet dhe nëpër rrethe janë vendosur postera që njoftojnë nisjen e kampionatit, diçka pozitive, por problemi është se ka një gabim që lidhet me datën. FSHF njofton se Superiorja nis më 19 gusht, por në të vërtetë ndeshja e parë luhet më 17 gusht.
Dy ndeshje luhen të shtunën e 18 gushtit dhe një ditë më pas mbyllet java e parë me dy takime të tjera. Me siguri në FSHF posterat i kanë përgatitur pa u përcaktuar ende se kur do të luhen ndeshjet shartuese të kampionatit.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 1
E premte, më 17 gusht
Skënderbeu-Partizani (19:45)
E shtunë, më 18 gusht
Luftëtari-Kastrioti (16:45)
Tirana-Kamza (19:45)
E diel, më 19 gusht
Kukësi-Laçi (16:45)
Teuta-Flamurtari (19:45)