Shqipëria luan me Skocinë dhe Uellsin këtë muaj, ndërkohë që ka dalë edhe lista e futbollistëve të përzgjedhur për këto dy takime. Ka risi, teksa Ardian Ismajli është ftuar nga trajneri Kristian Panuçi. Mbrojtësi polivalent i Hajduk Split ka lënë Kosovën dhe do të mbrojë ngjyrat kuqezi në vazhdim.
Rikthehet Loret Sadiku, i cili qe ftuar më parë nga Xhani De BIazi. Ai pat lënë Suedinë dhe më pas e deshi Kosova, por nuk mund të luajë me dardanët. Mbrojtësi qendror, që luan edhe si mesfushor me tipare mbrojtëse, rikthehet në kombëtare.
POSTIMI I FEDERATËS – Trajneri i kombëtares Christian Panuçi ka zbardhur sot listën e futbollistëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet e radhës që do të luajë Shqipëria. Ndeshjen e parë kuqezinjtë do ta luajnë përballë Skocisë në datën 17 nëntor ora 20:45 në stadiumin “Loro Borici”, e vlefshme për UEFA Nations League. Ndeshja e dytë e kombëtares do të jetë miqësore, Shqipëri-Uells, e cila do të zhvillohet në date 20 nëntor në “Elbasan Arena” ora 20:00.