Makinat e Formula 1 do të vazhdojnë të garojnë me gomat Pirelli, që do të jetë furnizuesi i vetëm i garave të shpejta deri në vitin 2023. Formula 1, FIA (Federata Automobilistike Botërore) dhe Pirelli kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës, ndërsa firma e gomave italiane ka mposhtur konkurrencën e koreanes Hankook.
“Pirelli është një partner i rëndësishëm dhe i vlerësuar i Formula 1 që nga viti 2011. Ata janë lider në ofrimin e zgjidhjeve dhe teknologjisë së fundit, një markë e madhe dhe lider global në këtë sport. Partneriteti ynë me ta vazhdon, jemi të kënaqur me arritjen e marrëveshjes së re dhe duam të dërgojmë Formula 1 në nivele të larta”, flet Çeis Keri, presidenti i Formula 1.
Gëzimin e rinovimit të kontratës nuk e fsheh as Marko Tronketi Provera, zëvendës presidenti dhe administratori i deleguar i kompanisë italiane të gomave. “Ky është një lajm fantastik, tani do të bëjmë 13 vite në botën e motoçiklizmit. Formula 1 do të vazhdoje të jetë vitrina perfekte dhe maja e botës së motoçiklizmit.”