Rinovimi i Hysajt në “pit-stop”, Çelsi rikthehet në garë për të

Elseid Hysaj nuk po arrin të gjejë marrëveshjen me Napolin për rinovimin e kontratës. Mbrojtësit shqiptar i skadon kontrata aktuale në vitin 2021, por negociatat e rinovimit kanë ngecur.

Shkodrani kërkon një kontratë disa vjeçare, një rritje rroge nga 1.6 milionë euro në sezon në 3 të tilla dhe heqjen e klauzolës prej 50 milionë eurosh, që aktivizohet vetëm në rast të një largimi jashtë Italisë.

Napoli i ka refuzuar kërkesat e mbrojtësit të djathtë, por nuk i ka mbyllur derën e rinovimit. Nëse rinovimi nuk vjen deri në janar, ai mund të fillojë të mendojë largimin. Në verë pati kërkesa nga Çelsi, ndërsa “Calciomercato.com” citon që Sarri, njeriu që e lancoi në futbollin elitar, është akoma i interesuar për të. Çelsi dëshiron ta ofrojë në ekip dhe është gati të nisë sulmin final për arritjen e shërbimeve të tij.

De Laurentis, presidenti i klubit të Napolit, nuk dëshiron ta shesë, por rritja e Malkuit dhe paratë e fituara nga Hysaj mund ta bëjnë të ndryshojë mendim. Napoli është afër blerjes së Mateo Darmian, me mbrojtësin italian që mund të largohet nga Junajtid në janar.

Hysaj ka nisur sezonin e katërt me ekipin e Napolit, që pagoi 5 milionë euro tek Empoli në verën e vitit 2015 për kartonin e tij. Lojtari pret akoma një sinjal pozitiv për rinovimin e kontratës, ndërsa Sarri do e mirëpriste me krahë hapur në Londër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *