Rinovime në çdo repart, Kastrioti është gati të befasojë

Në edicionin e ri të Kategorisë Superiore të gjithë presin të shohin se çfarë skuadre do të jetë Kastrioti. Krutanët janë enigma e madhe, edhe sepse pakkush e njeh forcën e tyre.

Misteri është rritur me ekipin që po përgatitet në Bullgari, larg vëmendjes së të gjithëve. Afrimet nuk kanë munguar, me shumë emra të rinj, mes të cilëve Ersil Ymeri, Çarls Atsina, Aleksandros Rrahim, Patrik Bardhi, Dajan Shehi, Bruno Puja, Julian Shehu apo mbrojtësi malazez Nikola Stijepoviç.

Përveç afrimeve, te Kastroti kanë menduar të ruajnë edhe bazën e ekipit. Klubi njoftoi sot rinovimin e kontratave me gjashtë lojtarë: portieri Klajdi Kuka, mbrojtësit Emiliano Çela dhe Vilson Lila, mesfushorët Xhynejt Çutra e Sokol Mziu, si edhe sulmuesi Taulant Marku.

Të gjithë firmosën qëndrimin në ekip në Bullgari, ku po vazhdojnë përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Plori. Gjashtë futbollistët bëhen zyrtarisht pjesë e Kastriotit edhe për sezonin e ri.

[Best_Wordpress_Gallery id=”87″ gal_title=”Kastrioti rinovime”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *