Flamurtari argëtohet në Greqi, shënon thuajse një formacion!

Flamurtari i Dajës ka zbritur sot pasdite në fushë për takimin miqësor ndaj skuadrës greke APOK Velouki, që këtë vit do të luajë në kategorinë e katërt. Skuadra vlonjate ka fituar lehtësisht 13-0, duke u argëtuar dhe duke u dhënë mundësi futbollistëve që të “shkarkonin” dëshirën dhe sidomos grintën e tyre pas një pune të kryer nën urdhrat e trajnerit.

E kështu, ndeshja ka parë 13 gola të gjitha në një krah, nga skuadra shqiptare, ku ka rënë në sy tripleta e Bushiçit, por edhe tre dygolësha (Useini, Ziaj dhe Rrapaj). Ka shënuar golin e tij të parë edhe Idriz Batha, ndërsa edhe Hyseni, Haruni dhe Beqaj i janë bashkuar listës.

Skuadra kuqezi e nisi ndeshjen me këtë formacion: Koliçi, Kotobelli, Pollozhani, Veliu, Siljanovski, Deliaj, Useini, Batha, Hyseni, Musta, Bushiç.

Gjatë ndeshjes u aktivizuan edhe Qirko, Maze, Haruni, Beqaj, Qarri, Ziaj, Tushi, Muçollari, Kasembe (sulmuesi francez i ardhur në provë).

Pas këtij takimi, Flamurtari ka planifikuar edhe një ose dy miqësore më të forta, ndërsa do të qëndrojë në Greqi deri në 11 ose 12 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online