Pas më shumë se 40 ditë ndërprerje nga zhvillimi i ndeshjeve të javës së 14-të, të shtunën dhe të dielën më 2 dhe 3 shkurt 2019 do të luhen 10 ndeshjet e Kategorisë së Parë, Grupet A dhe B. Dhe e veçanta e ndehjeve të kësaj jave vjen nga Grupi A, ku takimi Iliria-Burreli është lënë për tu zhvilluar të mërkurën më 6 janar 2019, ora 14:00, e kushtëzuar kjo edhe për faktin se të shtunën në “Redi Maloku” të Fushë Krujës do të luhet takimi i javës së 20-të të Superiores, Kastrioti-Skënderbeu.
Ndërkohë, të gjitha ndeshjet e tjera në të dy grupet e Kategorisë së Parë, A dhe B do të luhen ditën e shtunë datë 2 shkurt 2019, ato do të nisin nga ora 14:00. Sfida Erzeni-Vllaznia do të luhet në stadiumin e Peqinit, ndërsa Vora-Dinamo luhet në Kompleksin Sportiv “Internacional” në Pezë Helmës.
AGRON KAJA
GRUPI A
Ndeshjet-Java e 15-të
E shtunë, 2 shkurt 2019
Vora-Dinamo 14:00
Shënkolli-Besëlidhja 14:00
Erzeni-Vllaznia 14:00
Korabi-Veleçiku 14:00
E mërkurë, 6 shkurt 2019
Iliria-Burreli 14:00
GRUPI B
Ndeshjet-Java e 15-të
E shtunë, 2 shkurt 2019
Apolonia-Pogradeci 14:00
Turbina-Tomori 14:00
Egnatia-Oriku 14:00
Elbasani-Besa 14:00
Bylis-Lushnja 14:00