Pas ndeshjes së djeshme Besëlidhja-Korabi 3-0, Kategoria e Parë e formatoi tërësisht kalendarin e fazës së tretë në të dy grupet, A dhe B. Duke qenë një fazë ku skuadrave iu përgjysmuan pikët e dy fazave të para, tashmë “ringu” është i haur. Kjo do ta rritë më tepër rivalitetin, kryesisht në të dy ekstremet: Në Play-off për vendin e parë dhe në Play-out për vendin e fundit.
Vetëm +6 pikë është Vllaznia nga Erzeni i vendit të dytë dhe shkodranët nuk do të kenë “autostradën” e dy fazave të para. Në javën e 19-të luan me Korabin në transfertë, e duke qenë se Erzeni do të luajë në Lezhë ndaj Besëlidhjes, shpresat e shkodranëve janë për të mbajtur kreun me këtë diferencë, e pse jo edhe ta thellojnë. Në Play-out për këtë grup luajnë skuadrat që do t’i shkëputen edhe më shumë Vorës të vendit të fundit. Të katërta luajnë të shmangin vendin e parafundit.
Në Grupin B, Bylis e Besa luajnë në transfertë dhe me ndeshjet e tyre për javën e 18-të nuk pritet ndonjë ndryshim në renditje. Gjithsesi, Egnatia ka në dorë tri pikët për Besën, për të mos e rritur diferencën me Bylisin kryesues. Në Play-out interesant është çifti Apolonia-Tomori, pasi në javën e 16-të në Berat, mes tyre pati shumë problematika që u shoqëruan me ndëshkimin e beratasve në dënime e heqje pikësh. Nëse Elbasani fiton me Pogradecin, shtohen ethet e për vendin e parafundit tek ekipet e tjera.
AGRON KAJA
KATEGORIA E PARË – Java 19
GRUPI A
PLAY-OFF
Të shtunën, 2 mars 2019
Korabi-Vllaznia 14:00
Besëlidhja-Erzeni 14:00
Dinamo pushim
PLAY-OUT
Të shtunën, 2 mars 2019
Iliria-Veleçiku 14:00
Burreli-Shënkolli 14:00
Vora pushim
GRUPI B
PLAY-OFF
Të shtunën, 2 mars 2019
Lushnja-Bylis 14:00
Egnatia-Besa 14:00
Oriku pushim
PLAY-OUT
Të shtunën, 2 mars 2019
Elbasani-Pogradeci 14:00
Apolonia-Tomori 14:00
Turbina pushim