Agustin Torasa vendosi në verë që të rikthehej në Superiore, pasi oferta e Sinan Idrizit e bindi që të niste një tjetër aventurë në vendin tonë. Më parë me Partizanin u afrua shumë me titullin kampion, por në fund nuk ia doli. Tani “uria” është e njëjtë dhe Torasa nuk nguroi pas ndeshjes me Kastriotin që të deklaronte objektivin: “Dua të dal kampion”.
Dy gola dhe një asist në një ndeshje për anësorin ishin diçka e veçantë, pasi nuk shquhet si ndonjë “nuhatës” i portës. Me Partizanin në total i kishte shënuar gjatë një edicioni 3 gola, ndërsa premisat janë që ta kalojë atë shofer këtë edicion. Daja nuk nguron që të përmendë dhe emra në konferencat e tij dhe Torasa është gjithnjë në listën e lojtarëve të rëndësishëm. Ç’është e vërteta Torasa është mjaft i rëndësishëm për skuadrën e Flamurtarit dhe ekipi pa të në fushë duket sikur nuk është në shinat e duhura.
Në 3 nga aktor ndeshjet që argjentinasi ka qenë në fushë Flamurtari ka mundur që të marrë 7 pikë nga 10 që ka në total. Në sulm është mjaft i lëvizshëm dhe merr pjesë në të gjitha aksionet e rrezikshme dhe në Vlorë pa diskutim e konsiderojnë si një nga goditjet e kësja merkatoje. Torasa ka “rilindur” në Superiore dhe ka si synim të përfundojë atë çka nuk arriti me “demat” dy edicione më parë.