Rikthimi zgjati fare pak: Jaja Ture largohet nga Olimpiakosi, zbulohet shkaku!

0

Rikthimi i Jaja Ture tek ekipi i Olimpiakosit në verë krijoi një entuziazëm të madh në Pire. Të gjithë dolën në rrugë për të pritur mesfushorin 34-vjeçar, i cili luajti gjatë sezonit 2006-2007 në Greqi, por, si shpeshherë, rikthimet nuk rezultojnë veprimet e duhura.

Siç raporton “Sport24”, lojtari nga Bregu i Fildishtë ka ndërprerë kontratën me klubin grek dhe po kërkon për një destinacion të ri në janar. Ture u largua nga Barcelona për shkak të raporteve të krisur me Pep Guardiolën dhe një gjë e tillë i ka ndodhur dhe me trajnerin e Olimpiakosit.

Mesfushori ka luajtur shumë pak, vetëm 5 ndeshje me ekipin grek: dy në kampionat, dy në Europa League dhe një në kupë. Raporti i tij me Andre Martins, trajnerin portugez të ekipit nga Pireu, është thyer dhe Jaja Ture ka bërë gati valixhet.

Mosha e tij nuk premton shumë, por ai ka kualitet dhe eksperiencë. Çdo klub mund ta ofrojë në ekip pa shpenzuar para, ndërsa afrikani po pret një ofertë të re për të nisur një tjetër eksperiencë.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.