Rikthimi në Gjermani nis në mënyrë të hidhur për Mavrajn

Mërgim Mavraj u rikthye vetëm pak javë më parë në Gjermani, teksa la Arisin e Selanikut për të  firmosur me ekipin e Ingolshtadit. Gjithsesi, aventura e tij e re, duket se nuk ka nisur në mënyrën e duhur, pasi mbrojtësi i kombëtares sonë ka pësuar një dëmtim ditën e sotme.

Klubi gjerman ka njoftuar në “Twitter”, se Mavraj ka pësuar një frakturë në dorë, në stërvitjen e ditës së djeshme. Për këtë arsye, 32-vjeçari do të qëndrojë jashtë fushave për gati 10 ditë. Gjithsesi, mbrojtësi ynë, pritet të jetë gati për nisjen e Bundesligës së dytë, e cila e starton fazën e dytë në fund të muajit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online