Mërgim Mavraj u rikthye vetëm pak javë më parë në Gjermani, teksa la Arisin e Selanikut për të firmosur me ekipin e Ingolshtadit. Gjithsesi, aventura e tij e re, duket se nuk ka nisur në mënyrën e duhur, pasi mbrojtësi i kombëtares sonë ka pësuar një dëmtim ditën e sotme.
Klubi gjerman ka njoftuar në “Twitter”, se Mavraj ka pësuar një frakturë në dorë, në stërvitjen e ditës së djeshme. Për këtë arsye, 32-vjeçari do të qëndrojë jashtë fushave për gati 10 ditë. Gjithsesi, mbrojtësi ynë, pritet të jetë gati për nisjen e Bundesligës së dytë, e cila e starton fazën e dytë në fund të muajit.
Unser Neuzugang Mergim #Mavraj hat sich im gestrigen Training leider einen Mittelhandbruch zugezogen. Der 32-jährige #Schanzer fehlt damit in den nächsten Einheiten. Wir wünschen gute Besserung! pic.twitter.com/BvAeix4TCa
— FC Ingolstadt 04 (@Schanzer) January 15, 2019