Rikthimi i Niang: Italia e komplikuar, në Francë kam gjetur buzëqeshjen

Mbaje Niang u rikthye gjatë merkatos së verës në Francë, ku ka gjetur lumturinë. Sulmuesi i krahut la Torinon për t’u transferuar tek ekipi i Ren dhe tregon ndryshimin që i ka ndodhur.

“Në Itali gjithçka ishte bërë shumë e komplikuar. Kisha nevojë të gjëja buzëqeshjen dhe gëzimin për të luajtur futboll. Për këtë shkak, ndodhem këtu. Kemi shumë ambicie, përkundrejt asaj që mendojnë të tjerët për ne. Kam një ide në mendje për t’u rinisur dhe kam dashur të ndjek logjikën.”

“Te Torino kisha ulje dhe ngritje. Sezoni ishte pozitiv nga nëntori në mars, por pastaj gjërat u komplikuan. Në Itali kam luajtur dhe me Milanin dhe kam qenë gjithmonë gati, kur jam thirrur në detyrë.”

“Kur isha 16 vjeç, hyja në fushë dhe zbavitesha. Ky ishte shkaku që arrija të shkëlqeja, sepse isha i lumtur. Pastaj, pak nga pak, kundërshtarët filluan të më njihnin dhe nuk ishte më e njëjta gjë”, përfundon 24-vjeçari, i cili aktivizohet me kombëtaren e Senegalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *