Rikthim në Japoni? E ardhmja e Venger një mister

Arsen Venger përtej moshës 69-vjeçare e ka përsëritur shpesh se nuk do të tërhiqet nga futbolli. Trajneri francez prej një viti është i papunë pas fundit të aventurës prej gati dy dekadash me Arsenalin. “Goal.com” pretendon se francezi është pranë një rikthimi në Japoni. Gjatë viteve 1995-1996 ai ka drejtuar ekipin e  Nagoya Grampus.
Visel Kobe e dëshiron strategun francez për të dalë nga kriza e thellë. Skuadra japoneze regjistron nëntë humbje rresht në kampionat dhe janë në zonën e rënies nga kategoria. Te Visel, Venger do të bashkohej me yje si Iniesta, Podolski, David Vija dhe Serxhi Samper. Shumë lojtarë të mëdhenj, por jo një trajner që ka cilësinë për të nxjerrë maksimumin e tyre.

Arsen Venger do të ishtë i duhuri për ta bërë këtë. Atij i është ofruar kotratë njëvjeçare me të drejtën e rinovimit edhe për një sezon tjetër. Rroga që strategu francez pritet të marrë në Japoni është rreth 4 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online