Riktheu shpresat për një vend në La Liga, Armando Sadiku është një nga pikat kyçe të trajnerit në ringjalljen e Las Palmasit

Ndryshimi në krye e të pankinës po jep frytet e veta për klubin e Las Palmasit. Entuziasmi është rikthyer në ishull, ku tashmë janë ngjallur përsëri shpresat për një vend në “play off” për t’u ngjitur në La Liga. Garsia Pimienta erdhi me ide dhe vendime të reja në stolin e Las Palmasit. Media e njohur spanjolle “Marka” ka listuar emrat dhe çelësat e ringjalljes së skuadrës.

Pikërisht këtu përfshihet edhe Armando Sadiku. Sulmuesi shqiptar ka shënuar tre gola në ndeshjet e fundit, duke gjetur kështu formën e tij. Jese ishte titullar absolut në periudhën e trajnerit Mel, por Pimienta ka vendosur të ndryshojë vendosjen në frontin e parë. Jese tashmë luan në krahë, duke i hapur kështu vendin Sadikut në qendër të sulmit. Një lëvizje kjo që ka rezultuar e suksesshme, pasi lojtari shqiptar ia ka shpërblyer besimin trajnerit me golat dhe paraqitjet e tij. Las Palmas tashmë ka rekuperuar ndjeshëm diferencat me vendin e 6, duke shkuar vetëm 1 pikë larg “play off“-it./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online