Një “spiun” brenda Realit të Madridit/ Ançeloti i nervozuar nuk e gjen dot mes shumë pyetjesh provokuese, i del gjithë skema dhe formacioni para kohe

Skuadra e Ancelottit festoi në një ndeshje të shkëlqyer në Londër kundër Chelseat me shifrat 3:1 dhe është në prag të gjysmëfinales së Champions League. Por pak para ndeshjes, Anceloti nuk ka qenë në humor pasi ka rezultuar se pak orë para fillimit të duelit në Londër ka dalë formacioni i saktë i ekipit të tij. Ishte një surprizë e madhe për tifozët sepse ata më së shumti i njoftonin një orë, një orë e gjysmë para fillimit të ndeshjes. Formacioni i publikuar ishte në përputhje me atë që rezultoi në fushën e lojës.

Ajo që është më e keqja, kjo nuk është hera e parë që ndodh. Një gjë e ngjashme ka ndodhur disa herë që nga dhjetori i vitit të kaluar. Ançeloti është në kërkim të “spiunit”, por ende nuk po e kupton se nga rrjedh informacioni. Sipas mediave spanjolle, trajneri është i nervozuar dhe shpeshherë bën pyetje provokuese në dhomat e zhveshjeve për të matur “pulsin” e lojtarëve.

Në periudhën nga gushti deri në dhjetor 2021, gazetari Miguel Angel Diaz ishte jashtëzakonisht i informuar për formacionin, duke i përmendur të gjitha emrat pothuajse pa të meta para ndeshjes. Mediat spanjolle besojnë se këtë e bën një nga lojtarët më me përvojë apo edhe një nga anëtarët e stafit profesional të Ancelottit. Ata gjithashtu besojnë se afërsia e disa lojtarëve me disa gazetarë mund të rezultojë në këtë rrjedhje informacioni. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online