Rikthehet Rustem Hoxha, Luftëtari humb një nga titullarët

0

Luftëtari po mendon për ndeshjen në transfertë me Kukësin. Gjirokastritët triumfuan në fundjavë me Teutën dhe duan të vazhdojnë me ecurinë pozitive. Kundër verilindorëve do të jetë një ndeshje e vështirë, ndaj edhe mobilizimi në kampin bluzi është në nivelet e duhura.

Trajneri Julian Ahmataj nuk do të ketë të gatshëm për këtë takim një nga lojtarët më të në formë ë skuadrës së tij. Mesfushori Albano Aleksi u ndëshkua me karton të verdhë me Teutën dhe për të ishte i teti këtë sezon. Kështu do të duhet që këtë javë të shlyejë pezullimin.

Por ka edhe lajme të mira, pasi rikthehet i gatshëm mbrojtësi Rustem Hoxha. Kështu, Oltion Rapa mund të zhvendoset në mesfushë dhe të mbulojë “gropën” e lënë nga Aleksi. Gjithsesi është trajneri Ahmataj ai që do të vendosë dhe gjithçka do të zbulohet në seancat stërvitore të kësaj jave.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.