Rihapet pista italiane, 5 milionë euro për Zenelin

Arbër Zeneli mbetet në modë në Itali. Napoli fillimisht dhe më pas Fiorentina janë lakuar në mediat holandeze, ndërkohë që në skenë pat dalë edhe Xhenoa. Gjithsesi asnjë lëvizje konkrete deri më tani dhe sulmuesi anësor vijon përgatitjet me Herenvenin.

Ka edhe një vit kontratë dhe duhet që oferta për të të jetë e duhura. Fiorentina i ka hedhur sytë sërish nga anësori, i cili luan për Kosovën, ndërsa më parë është aktivizuar me Suedinë U21. Jo vetëm kaq, me nordikët u shpall kampion Europe.

Transferimi i tij në Itali mund të bëhet për shumën e 4-5 milionë eurove dhe për mënyrën e tij të lojës Fiorentina mund të ishte klubi i duhur. Zeneli është një lojtar që e njeh mirë portën dhe shquhet për goditjen e tij. Driblimi dhe krosimet janë ndër pikat e forta të lojtarit, i cili është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Herenven.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online