Celta Vigo konfirmohet makthi i Barcelonës këto vitet e fundit, sepse edhe sot rrëmbeu një barazim të bujshëm 2-2 në Camp Nou. Pritej fitore e lehtë e Barcelonës, skuadër që po dominon në Spanjë dhe javën e shkuar në Valencia u ndal te barazimi me një garë të arbitrave, që nuk panë një gol të Mesit.
Sot nuk pati gafa arbitrash, ishte e gjitha meritë e Seltës, që luajti pa frikë, duke sulmuar gjatë gjithë ndeshjes.
Në minutën e 20-të Jago Aspas shënoi për miqtë, por pas dy minutash Mesi gjeti barazimin. Presioni i Barcelonës në pjesën e parë nuk prodhoi gol tjetër, ndërsa në pjesën e dytë, në të 63-tën, Mesi e Zhordi Alba kombinuan për të nxjerrë para porte Suarezin, i cili nuk fali.
Megjithatë, si rrallë këtë sezon, mbrojtja e Barcelonës nuk ishte në ditë të mirë dhe në minutën e 70-të Aspas krijoi golin e shënuar nga Maksi Gomez.
Mesi krijoi një rast të artë për Pikenë, por mbrojtësi nuk goditi, duke shmangur portierin e duke goditur shtyllën.
Kaq, Barcelona lëshon dy pikë të arta dhe sot Reali e Atletiko mund të shkojnë -6.