Kamza në botën e çudirave, triumf në Durrës dhe vend i tretë

0

Kush e ndal më Kamzën? Kur nuk ia doli as Skënderbeu, tashmë mund të themi pa frikë se iku koha e surprizave dhe është koha të flasim për një Kamzë për Europë.

Është herët, por fitorja e sotme në Durrës, 1-0 ndaj Teutës, me një gol nga Raçiç në pjesën e parë, flet shumë, tregon që debutuesit e tmerrshëm nmuk kanë ndërmend të ndalen më dhe Superiorja po u shijon shumë.

Raçiç shënoi një supergol me gjuajtje nga jashtë zone, Kamza luajti një ndeshje model, Teuta humbi pikët dhe qetësinë, sepse luajti me 10 lojtarë për një pjesë të madhe të pjesës së dytë.

Ishte shansi i madh për Teutën që të tregonte se ka bërë kthesë, por Kamza e zgjoi nga ëndrrat dhe i tregoi se në janar i duhen disa afrime cilësore. Nuk i duhet asgjë Kamzës, vetëm qetësi dhe të qëndrojë me këmbë në tokë!

E shtunë, më 2 dhjetor, ora 14:00
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

Teuta –  Kamza     0-1

Shenues: Raçiç 29′

Teuta: Kastrati, Beqja (Karim 46′), Hrkaç (Sykaj 7′), Shkalla (Bilali 64′), Hakaj, Çyrbja, Lena, Hila, Beqaj, Dediç, Latif. Trajner: Gugash Magani

Kamza: Halilaj, Frashëri, Lelis, Kuqi (Neziri 64′), Idrizaj, Fukui, Arrabal, Ymeraj, Rezi (Mumajesi 72′), Plaku (Mehmeti 90’+2), Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu

Kartonë të verdhë: Beqja 17′, Lena 77′ / Kuqi 13′, Fukui 29?, Plaku 45′, Arrabal 81′

Karton i kuq: Dediç 58′

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Cokaj, Paulin Simoni, Olsid Ferataj

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.