Rigjejmë Ajetin, mbrojtësi është ringjallur në Krotone

0

Fundjavën e shkuar futbollisti më i mirë shqiptar në Serinë A ishte Arlind Ajeti. Mbrojtësi i kombëtares sonë u paraqit shkëlqyeshëm në sfidën Krotone-Bolonja, ku jo vetëm ishte perfekt në fazën mbrojtëse, por ndihmoi edhe sulmin, duke goditur traversën në fundin e takimit. Edhe faqja e specializuar në statistika, “whoscored.com”, e ka vlerësuar shumë lart paraqitjen e shqiptarin, me notën 7.9, duke e përfshirë në formacionin më të mirë të javës së dytë.

Image may contain: text

Për mbrojtësin tonë më në fund “dritë”, pas një sezoni të zi te Torino, ku dëmtimet nuk e lejuan të jepte më të mirën e vet.

Starti perfekt me Krotonen është një lajm i mirë edhe për trajnerin Kristian Panuçi, sepse në këtë mënyrë në qendër të mbrojtjes jemi të kompletuar, edhe nëse mungon ndonjë lojtar.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.