Panuçi “gradon” Memollën titullar, probleme për Kukelin

0

Stërvitja e paradites së sotme në “Selman Stërmasi” nuk krijonte ndonjë ide të qartë në lidhje me formacionin kuqezi për ndeshjen kundër Lihtenshtejnit.

Ajo që ra në sy gjatë seancës stërvitore ishte puna e Panuçit me repartin e mbrojtjes, me risinë Memolla. Mbrojtësi i Hajdukut u pozicionua në të majtë, me Hysaj, Mavraj e Gjimshiti në rolet e tjera të mbrojtjes.

Më pas, Panuçi bëri disa prova me ndeshje 9 kundër 9. Berisha, Memolla, Hysaj, Veseli, Mavraj, Memushaj, Roshi, Llullaku e Latifi në njërin krah. Strakosha, Balliu, Gjimshiti, Agolli, Abrashi, Lila, Ahmedi, Grezda e Sadiku në tjetrin.

Ndërkaq, Ajeti, Basha e Kukeli punuan me përgatitësin atletik, por Kukeli u largua duke çaluar lehtë, ndërsa në kyçin e këmbës së majtë binte në sy një qese e madhe akulli e fashuar. Nuk dihet ende çfarë problemi është, por mesfushori mund të konsiderohet në dyshim për ndeshjen kundër Lihtenshtejnit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.