Rezart Ramës i hapet rruga për në “Championship”, shqiptarët e Anglisë ndriçojnë të ardhmen e Kombëtares

Nga Klaudio Ndreca

Futbollistët shqiptarë që luajnë në Angli janë duke ndriçuar edhe të ardhmen e Kombëtares. Pikërisht lojtarët që kanë një formim ndryshe nga të tjerët, pasi në Angli i kushtohet një vëmendje e madhe luftës dhe rendimentit fizik. Një aspekt ky ku kemi çaluar prej një kohe të gjatë te Shqipëria. Armando Broja, Armando Dobra, Geraldo Bajrami janë vetëm pak nga emrat e njohur që kemi në Kombëtare. Pa harruar këtu edhe Rezart Ramën, mbrojtësin e krahut të djathtë që cilësohet si një talent i madh i prespektivës.

Shqipëria bëri gjithçka për ta marrë këtë futbollist dhe është pjesë e të rinjëve tanë. Ndërkohë Rama vazhdon që të aktivizohet me Notingham Forest në “Championship”, ku me të rinjtë e këtij ekipi është pika kyçe dhe titullari i padiskutueshëm. Por ekipi anglez i është larguar njëri prej lojtarëve që luante në këtë pozicion dhe hapësirat për Ramën janë duke u hapur për të bërë kalimin në ekipin e parë. Këtu vlen të theksohet se edhe me Kombtaren kuqezi ky mbrojtës ka treguar siguri të madhe për prapavijën tonë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online