VIDEO/ Gasperini bën magji me Atalantën! Goleada rutinë për bergamaskët, shënon të parin edhe talenti i sapoafruar

Antalanta vijon të dhurojë spektakël në Itali, ku mbretëron me futbollin e saj. Gasperini ka bërë një magji me këtë skuadër, që thjesht nuk di të ndalet në Serie A. Goleadat janë bërë rutinë për bergamaskët dhe rezultati i sotëm nuk sjell më çudi. 5-2 kanë shënuar shifrat në përballjen e sotme kundër Kaljarit.

Në festivalin e golave pati vend edhe për një talent të sapoafruar në Bergamo. Hollandezi 23-vjeçar, Sam Lamers ka tundur për herë të parë rrjetën me fanellën e Atalantas. Sulmuesi driblon në mënyrë fantastike mbrojtësin kundërshtar në zonë dhe më pas e dërgon topin pas shpinës së portierit. Atalanta merr kështu 3 pikët e radhës dhe udhëheq me pikë të plota në këto 3 javë të para. Ajo që bie dukshëm në sy është numri i golave të shënuar, plot 13 të tillë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/TheFS_Live/status/1312726749181079553

https://twitter.com/m3ss1betting/status/1312709982211670016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online