Napoli nuk do të paraqitet në fushën e lojës, Juventusi del për të shkelur barin dhe fiton 3-0

Një situatë tërësisht e pazakontë është ajo që po ndodh mes Juventusit dhe Napolit. Ky takim duhet të zhvillohet në mbrëmjen e sotme sipas programimit, por deri në këto momente nuk ka asnjë gjasë që të flitet për normalitet.

Ekipi i drejtuar nga ana e Gatuzos ka pasur dy raste të lojtarëve që ishin me Koronavirus. Për të mos rrezikuar më tepër Napoli ka zgjedhur që të mos udhëtojë drejt Torinos. Qëndrimi është i qartë dhe i palëvizshëm, duke i kërkuar Juventusit që të shtyhet përballja për një tjetër datë.

Por bardhezinjtë vazhdojnë që të mos ndryshojnë idenë e tyre, teksa do të paraqiten në fushën e blertë vetëm sa për të shkelur barin dhe më pas arbitri do të japi vërshëllimën për t’u futur sërish në dhomat e zhveshjes në fitoren 3-0 që do të jepet në tavolinë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online