Kukësi po përgatitet për ndeshjen e kthimit me Karabakun, ndërkohë që në seancën e sotme do të jetë i pranishëm edhe sulmuesi Rexhinaldo. “Sot në orën 17:30 do zhvillohet stërvitja e FK Kukësit në Peze-Helmes. Ekipit i bashkohet edhe sulmuesi më i ri, Reginaldo Artur Faife”, njofton klubi i Kukësit.
Sulmues , autori i 18 golave me fanellën e Laçit në Superiore sezonin e shkuar, ka nënshkruar me Kukësin për një vit, ndërkohë që tanimë është publikuar edhe fotoja e tij me fanellën e verilindorëve. Lojtari nga Mozambiku shfaqet me dorën te stema e Kukësit.
Rexhinaldo kishte kontratë me Laçin edhe për ndeshjet e kupave të Europës, por nuk iu bashkua bardhezinjve. Kurbinasit nuk kishin në plan të vijonin bashkëpunimin me të dhe ia dhanë lejekalimin pa u mbyllur kontrata. Trajneri Cungu e ka të gatshëm sulmuesin për ndeshjen me Karabakun.