Rexhinaldo i pafat, udhëtimi afrikan mbyllet me disfatë

Ndonëse te Kukësi nuk e pranojnë, skuadra verilindore ka krijuar varësi nga sulmuesi, pasi pa golat e tij ekipi nuk po mundet që të ketë sukses. Pas dy humbjeve të fundit lojtari nga Mozambiku është vënë jo pak në qendër të kritikave, megjithatë edhe pse golat në javët e fundit kanë munguar ftesa nga kombëtarja e Mozambikut ka ardhur sërish.

Mozambiku është ndeshur sot me Namibia, sfidë kjo e vlefshme për Kualifikueset e Kupës së Kombeve të Azisë. Skuadra e sulmuesit të Kukësi është mundur me rezultatin 1-2 edhe pse e ka parë veten në avantazh.

Rexhinaldo zbriti në fushë në minutën e 77-të por pa mundur që të lërë gjurmë. Skuadra e tij ka qenë e pafat, kjo për shkak se goli që vendosi fatin e ndeshjes u shënua nga miqtë në minutat shtesë të ndeshjes. Udhëtimi i gjatë i shkon kot sulmuesit, i cili në fund do të kthehet i zhgënjyer tek verilindorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online