Revolucion i kuq

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Genc Tomori, Hasan Lika, Shpëtim Duro dhe Sulejman Starova, fundi i një cikli. Tani gjithçka në duart e Moxhit

Në 4 vitet e fundit klubi i Partizanit i besoi më së shumti në drejtim, si në anën administrative, ashtu dhe atë sportive, ikonave të së shkuarës, ish-lojtarëve të viteve ’80, të cilët kishin përvojën e duhur për të qenë pas trajnerë, drejtorë apo nivel këshilltarësh. Genc Tomorri, Hasan Lika, Shpëtim Duro dhe Sulejman Starova, bashkëlojtarë përpara 30 vitesh, në 4 sezone kanë qenë drejtuesit e kuq, ndërkohë që mesa duket presidenti ka vendosur të ndryshojë 100% strategjinë.

Njeriu i cili do të ketë fuqi të plotë si në administratë ashtu dhe në aspektin teknik do jetë ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luçiano Moxhi. Ky i fundit ka marrë “OK” nga presidenti për të zgjedhur drejtorin e ri të klubit, trajnerin e ri dhe 4-5 blerjet e mundshme të domosdoshme për të garantuar sërish një skuadër të denjë për të luftuar deri në javën e fundit për titullin kampion.

Revolucioni i kuq vjen pikërisht pas një vere që fatkeqësisht nuk e pa Partizanin ambicioz ose fitues në kupat e Europës. Eliminimi kundër bullgarëve të Plovdivit ishte përpjekja e fundit për të krijuar vazhdueshmëri dhe tanimë presidenti është i bindur që një cikël ka përfunduar për të nisur një cikël të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *