Revoltohet Rexhinaldo, drejtuesit e qetësojnë

Rexhinaldo vijon të trazojë Kukësin, teksa para ndeshjes me Teutën është tërhequr nga nxehja me skuadrën. Kjo është ajo që raportohet nga gazetari i Supersport, Sokol Xhihani, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli”.

Sipas asaj që u raportua, Rexhinaldo ka pasur diçka me një nga lojtarët e skuadrës së tij dhe i është drejtuar dhomave të zhveshjes. Pas një bisede të shkurtër me drejtuesit ai ka zbritur në fushë dhe do të jetë titullar.

Një javë më parë, në mbyllje të pjesës së parë në ndeshjen me Tiranën, ishte braziliani Uillian Kordeiro ai që pati një zënkë të vogël me mesfushorin Eduart Rroca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *